
Për një mosmarrëveshje të mëhershme, dy persona gjuajnë me armë në drejtim të një veture
Mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një vrasje në tentativë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme, dy persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së një personi, në këtë rast viktimës, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, përderisa nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
VRASJE NË TENTATIVË
Nadakovc, Vushtrri 13.09.2025-23:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri