Lulzim Hetemi gjobitet nga policia për prishje të rendit pas një mosmarrëveshje në trafik
Foto: Laura Hasani

Lulzim Hetemi gjobitet nga policia për prishje të rendit pas një mosmarrëveshje në trafik

Kronika September 14, 2025 - 13:42

Dy qytetarë janë gjobitur sot nga policia për prishje të rendit dhe të qetësisë.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”, deklaroi Zaiti.

Ngjarja ndodhi për një mosmarrëveshje në trafik, derisa Klankosova.tv mëson se njëri prej të përfshirëve është kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.