Del para Gjykatës punonjësja serbe e OSBE-së, e akuzuar për spiunazh
Foto: Laura Hasani

Del para Gjykatës punonjësja serbe e OSBE-së, e akuzuar për spiunazh

Kronika September 16, 2025 - 09:34

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi fillestar ndaj Jelana Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh.

Image

Gjukanoviqi akuzohet se deri më 28 shkurt të këtij viti, kur është arrestuar, ka siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë (BIA).

Image

Ajo akuzohet se ka marrë udhëzime nga i dënuari për spiunazh Aleksandar Vlajiq.

Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, dyshohet se Gjukanoviqi ia ka transmetuar informacionet e siguruara zyrtarëve të lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për rajonin e Novi Pazarit dhe L.B.

Image

Asaj më pas i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Më 2 mars 2025, Misioni i OSBE-së në Kosovë kishte konfirmuar se e dyshuara është anëtare e OSBE-së.

Image

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën tonë. Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit”, thuhej në reagimin e OSBE-së.

Image

Image

Image

Image

Image

Image