
Vdes shtetasi i Serbisë, i cili u aksidentua mbrëmë në Podujevë
Kronika
September 16, 2025 - 09:39
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj si pasojë kamioni ka goditur edhe shtatë vetura të tjera të parkuara në rrugën “Skënderbeu”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur shoferi i kamionit, i cili ishte shtetas i Serbisë, transmeton Zeri.info.
“Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull - shtetas i Serbisë ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri