
Të shtëna armësh te “Rruga C”, arrestohet një i mitur
Kronika
September 16, 2025 - 09:44
Një rast me të shtëna armësh është raportuar të hënën në “Rrugën C” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, transmeton Zeri.info.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës) është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri