Aksident trafiku mes dy veturava në Makovc të Prishtinës, lëndohet një person

Aksident trafiku mes dy veturava në Makovc të Prishtinës, lëndohet një person

Kronika September 16, 2025 - 13:32

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Zeri.info se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Zëri