Policia me detaje për dy aksidentet me fatalitet në Prishtinë dhe Shtime, ku vdiqën dy persona

Policia me detaje për dy aksidentet me fatalitet në Prishtinë dhe Shtime, ku vdiqën dy persona

Kronika September 17, 2025 - 09:29

Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve si pasojë e aksidenteve, njëri ka ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Shtime.

Mëngjesin e së martës në fshatin Makoc të Prishtinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku si pasojë një mashkull ka humbur jetën, ndërsa kanë pësuar lëndime një femër dhe dy të mitur, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa një person tjetër ka vdekur në Carralevë të Shtimes, atje u raportua se derisa ka qenë duke punuar në pyll, traktori i tij është rrokullisur, duke e zënë viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri