
Arrestohet një pedofil i dyshuar në Kamenicë
Kronika
September 17, 2025 - 09:45
Një person është arrestuar në Kamenicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
I arrestuari dyshohet se veprën e kishte kryer në qershor të këtij viti, ndërsa vetëm këtë të marte ka arrit Policia ta arrestojë, transmeton Zeri.info.
“Kamenicë 30.06.2025 – 20:00. Raportohet se më 16.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer rastin e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë për rastin. /Zëri