
Dogana njofton se ka sekuestruar 14 telefona e dy orë të mençura në Gjilan
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka sekuestruar pajisje elektronike, duke përfshirë 14 telefona dhe dy orë të mençura.
Dogana ka bërë të ditur se telefonat dhe orët janë tregtuar pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine ose dëshmi importi.
Postimi i plotë:
Konfiskohen pajisje elektronike
Gjilan, 15 shtator 2025 – gjatë kontrollit në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine ose dëshmi të importit.
Pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve.