24-vjeçari nga Kosova dyshohet se tentoi t’i korruptojë policët në Durrës me 10 euro, procedohet penalisht
Kronika
September 18, 2025 - 11:18
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 24-vjeçar nga Kosova, i cili i kishte ofruar para (10 euro) si ryshfet një polici, me qëllim shmangien e dënimit.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur në aksin rrugor Tiranë - Durrës dhe 24-vjeçari gjatë kohës së vozitjes po përdorte telefonin, raporton Zeri.info.
“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”, thuhet në njoftim. /Zëri