
Në Zveçan gjenden antiplumb, uniforma, karikatorë e “AK-47”, dyshohet se lidhen me rastin “Banjska”
Kronika
September 18, 2025 - 12:27
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 09:45 ka hasur në një rimorkio të dyshuar në Zveçan.
Bëhet e ditur se aty janë gjetur dy thasë me uniforma, antiplumb e pesë karikatorë të “AK-47” e që dyshohet se lidhen me rastin në Banjskë.
Policia ka njoftuar se për këtë rast nuk ka të arrestuar, raporton Zeri.info.
Mjetet e dyshimta, të cilat janë konfiskuar, janë si në vijim:
1 uniformë ushtarake kamufluese,
5 karikatorë me 132 fishekë të armës “AK-47”,
5 fotrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,
4 palë pantallona ushtarake,
4 jakne ushtarake,
3 fotrolla të radiolidhjeve,
1 antiplumb,
2 rripa brezi ushtarak
1 jelek taktik,
1 çantë taktike
1 helmetë e gjelbër
1 kapelë dhe
1 dritë rrotative. /Zëri