![Tritol banesës së deputetit në Shqipëri, momenti i shpërthimit të fortë [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/September/19/auto_Banesa-e-Mziutttt-1024x5721758267246.jpg)
Tritol banesës së deputetit në Shqipëri, momenti i shpërthimit të fortë [video]
Kronika
September 19, 2025 - 09:32
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se është banesa e deputetit Xhelal Mziu.
Sipas Policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mëngjesit dhe lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, raporton Euronewsalbania.
“Rreth orës 00:55 dyshohet se në rrugën ‘Arjan Sala’, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M. është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.