Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Kronika September 19, 2025 - 12:16

Policia e Kosovës ka treguar se sot tri vetura janë përfshirë në një aksident në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, tre persona janë lënduar.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 08:30.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.