Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë, dërgohen për trajtim mjekësor

Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë, dërgohen për trajtim mjekësor

Kronika September 20, 2025 - 23:39

Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupure si pasojë e një aksident trafiku ku ishte e përfshirë një veturë.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku sipas tij aksidenti ka ndodhur sonte në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Pllana tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /Zëri