
Persona të panjohur vjedhin stoli ari në një shtëpi në Prizren
Kronika
September 24, 2025 - 08:45
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Caparc të Prizrenit.
Në njoftim thuhet se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në një shtëpi, duke vjedhur stoli ari.
"Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij derisa ai nuk ndodhej aty, i kanë vjedhur stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur", thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.