![Aksident mes kamionit dhe motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/September/24/auto_sfsf1758700799.jpg)
Aksident mes kamionit dhe motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar [video]
Kronika
September 24, 2025 - 09:55
Një person është lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një motoçiklete, ndërsa personi i lënduar marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut në kryeqytet”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. /Zëri