
Sot para Gjykatës shtatë personat e arrestuar në operacionin “Qielli i thyer”
Kronika
September 25, 2025 - 11:29
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Pejë, në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Sot me fillim nga ora 13:00 është caktuar të mbahet seanca dëgjimore” tha shkurtimisht ajo.
Të pandehurit dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe "Pastrimi i parave".