Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Bledar Selmanaj

Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Bledar Selmanaj

Kronika September 25, 2025 - 11:58

I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier.

Për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj duke përdorur mjete rrethanore arriti të krijonte një çarje në murin e dhomës, i cili ishte mur ndarës.

Përmes saj doli në sheshin e takimeve, dhe më pas, duke u ngjitur nëpërmjet tubave të shkarkimit, arriti deri në soletën e godinës.

Rreth orës 07:00 të mëngjesit, ai u pikas nga rojet e sigurisë, të cilët ndërhynë menjëherë dhe bënë ndalimin e tij.

Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e një miku të tij, fillimisht ishte vendosur në sektorin e paraburgimit të Burgut të Fierit. Pas një konflikti të shkaktuar aty, ai u transferua në sektorin e observimit, ku zakonisht mbahen të paraburgosurit e ardhur nga komisariati.

Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit. /TCH