
Gjendet i vdekur një person në fshatin Përpellac të Podujevës
Kronika
September 26, 2025 - 20:53
Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Përpellac të Podujevës.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ku sipas saj policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet.
‘‘Rreth orës 18:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës.
Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka thënë Ahmeti.