
Sekuestrohen armë e substanca narkotike, në një shtëpi të braktisur në Ferizaj
Kronika
September 26, 2025 - 22:31
Në kuadër të një plani operativ për siguri, të premten policia në një shtëpi të braktisur në rrugën “Behxhet Sojeva” në Ferizaj kanë gjetur armë dhe substancë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, një thikë dhe 14 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në vendngjarje kanë dalë njësia e krimteknikës dhe ajo e narkotikëve, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit”.
“Policia Rajonale Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke informuar policinë për çdo veprimtari të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.