
Një revole u gjet pranë trupit të pajetë mbrëmë në Përpellac të Podujevës
Kronika
September 27, 2025 - 08:35
Një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë është gjetur pranë trupit të pajetë të një personi mbrëmë në fshatin Përpellac të Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh lidhur me rastin, transmeton Zeri.info.
“Fsh. Përpellac, Podujevë 26.09.2025 – 21:10. Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri