
Gjenden mbetje eshtërore në Strellc që dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë
Në fshatin Srellc të Deçanit të premten janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i takojnë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur Policia, mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme, transmeton Zeri.info.
“Njësitet policore të DHKL-së pas pranimit të informatës lidhur me rastin, me 26.09.2025 në koordinim me IML dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, me urdhër të prokurorit të PSRK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në vendin e quajtur “Lugjet e Nekut” në bjeshkët e Strellcit dhe gjatë gërmimit kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Për këtë rast dje ka njoftuar edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. /Zëri