
Kaluan kufirin ilegalisht me autoambulancë nga Serbia, arrestohen shoferi dhe dy pacientë
Kronika
September 27, 2025 - 09:05
Në fshatin Kapi të Kamenicës janë arrestuar tre persona për kalim ilegal të kufirit.
Policia ka bërë të ditur se vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë dhe dy pacientët që ishin në të janë arrestuar, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Zeri.info.
“Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacient, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri