
Një person bie në gropën e bunarit në Lybeniq
Kronika
September 28, 2025 - 16:46
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person ka rënë në gropën e një bunari që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin duke theksuar se gropa ishte me thellësi të konsiderueshme.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka deklaruar Gashi.
Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura gjendja shëndetësore e personit dhe rrethanat e sakta të rastit.