
Policët e veshur si “Batman” ia bëjnë “gropën” shqiptarit në Angli
Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999.
Shitësit janë shqiptarë të palicencuar e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë.
Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur” njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot dogëve në këtë urë me e frekuentuara nga turistët.
Mediat londineze të cilave u referohet Top Channel shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, i cili ishte një tregtar “produktiv” ilegal i hot dogëve në Urën Westminster, është gjobitur me mijëra paund.
Ludovik Keqaj nga Sussex Road u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”.
Ai duhet të paguajë një shumë prej gati 7,000 £ pasi pranoi të gjitha akuzat në gjykatë.
Keqaj, 52 vjeç, u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë në Urën Westminster, duke u gjobitur me 670 £ për secilën shkelje.
Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth – për këtë u gjobit me 1,666 £.
Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 £ dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 £.
Së fundmi, dokumentet e gjykatës tregojnë se gjykata konfiskoi një bombol gazi dhe “karrocën e hot dogëve” të Keqajt.
Kjo vjen pasi oficerët e Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin për të kapur tregtarët e paligjshëm në të njëjtën urë në prill.
Oficerët nën mbulim u filmuan me kostume të ngushta superheronjsh duke “shpërndarë hakmarrje”.
Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha: “Bandat e bixhozit të paligjshëm synojnë turistët me lojëra të njohura si ‘sfida e tre gotave’ ose ‘lojë e guaskave’. Meqenëse oficerët lokalë të Met janë bërë aq të njohur për këta individë, oficerët janë detyruar të mendojnë plane kreative për të shpërndarë ‘hakmarrjen’.”
Dy persona u akuzuan, njëri u gjobit me gati 1,000 £, ndërsa për tjetrin u lëshua urdhër arresti.
Megjithëse Ludovik Keqaj e mori këtë gjobë të majme në Prill 2024 ai do të dalë përsëri përpara një gjykatës “Westminster Magistrates Court” me të njëjtat akuza për tregtim ilegal në urën “Westminster”.