
Konfiskohet peshk i paligjshëm në tregun e Gjakovës
Kronika
September 29, 2025 - 13:29
Në tregun e Gjakovës, sot rreth orës 10:00, është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm.
Aksioni u realizua nga Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut.

Sipas njoftimit të FPSRK-së, operacioni kishte për qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit, siç përcaktojnë rregulloret në fuqi.
Nga kjo federatë është theksuar se falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, aksioni është realizuar me sukses.
