
Vdes në QKUK këmbësori që ishte goditur nga vetura para një muaji në Mitrovicë
Kronika
September 30, 2025 - 09:06
Një person ka vdekur në QKUK, ku ishte duke u trajtuar.
Viktima ishte duke u trajtuar që nga 31 gushti i këtij viti, pasi ishte goditur nga një veturë në Mitrovicën e Jugut, transmeton Zeri.info.
“Viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë në rrugë, ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra, më 29.09.2025 ka vdekur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri