Vdes shoferi i traktorit pas aksidentit në Bërnjak të Rahovecit

Vdes shoferi i traktorit pas aksidentit në Bërnjak të Rahovecit

Kronika October 02, 2025 - 09:19

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku janë përfshirë një veturë dhe traktor.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda, ku më pas në QKUK rreth orës 22:54 ka ndërruar jetë.

“Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri