Plagoset një burrë 44-vjeçar në Suharekë
Foto: Laura Hasani

Plagoset një burrë 44-vjeçar në Suharekë

Kronika October 05, 2025 - 18:16

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë pas një mosmarrëveshjeje me një 21-vjeçar në fshatin Shirokë të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar si A.F., por nuk është arrestuar ende.

“Sipas urdhrit të prokurorit kujdestar, është kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast,” ka deklaruar Bytyqi.

I plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF-në e Suharekës për ndihmë të parë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Pas një intervenimi kirurgjik, ai është liruar për në shtëpi, pasi lëndimet janë cilësuar si të lehta.

Sektori i Hetimeve Rajonale është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.