Një 10-vjeçar, viktima e vetaksidentit në Novosellë të Kamenicës
Foto: Zëri / Ilustrim

Një 10-vjeçar, viktima e vetaksidentit në Novosellë të Kamenicës

Kronika October 06, 2025 - 09:02

Një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së shtunës në fshatin Novosellë të Kamenicës si pasojë e një vetaksidenti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për “Zërin” se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor mes fshatrave Novosellë e Karaçevë.

Zeri.info mëson se viktima është 10-vjeçar dhe ishte në këtë veturë së bashku me familjarët e tij.

“Ju njoftojmë se sot, më 05.10.2025, rreth 18:50, Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor në mes të fshatit Novosellë – Karaçevë, komuna e Kamenicës, ka ndodhë një vetaksident, ku një veturë BMW, ngjyrë e bardhë me targa 06, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit nga lëndimet e pësuara pasagjeri - fëmijë rreth 10 vjeç ka humbur jetën. Edhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore, sipas raportit jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit. Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal, janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky vetaksident i rëndë”, ka treguar Hashani për “Zërin”.

Po ashtu, Policia në raportin ditor të saj ka bërë të ditur se tashmë i dyshuari, ngasësi i veturës, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri