
Kontrabanda me mallra komerciale, policia ndalon dy shtetas serbë në Gjilan
Njësitet policore kanë ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit po bartnin mallra komerciale pa dokumentacion, si kompresor për traktor, nëntë llamba, një frigorifer e pajisje hidrauliku.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Kalim i paautorizuar i kufirit & Kontrabandë me mallra
Fsh. Pogragjë, Gjilan / 05.10.2025 – 18:10. Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën, të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale (kompresor për traktor, 9 copë llustera, 1 frigorifer e pajisje hidrauliku), të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor. Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri