Uka pasi kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë

Uka pasi kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë

Kronika October 06, 2025 - 10:31

Mjeku ligjor Naim Uka ka thënë, ndër të tjera, para trupit gjykues se provat kanë konstatuar qartë se Liridona Ademaj është vrarë.

Ai u shpreh para të pranishmëve se pas ekzaminimit të trupit është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë.

“Liridona s’ka bërë vetëvrasje”.

“Me raste të ngjashme, kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes, gjatë kryerjes së autopsisë mjekoligjore, kryhen edhe ekzaminimet e detajuara të shuplakave të duarve të të ndjerit”.

“Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimet e duarve të të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në praninë apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”, tha Uka, transmeton klankosova.tv.

”Mungesa e shtangimit kataliptik të gishti tregues është provë tjetër plotësuese që e plotëson konstatimin e parë”.