Eksperti mjekoligjor: Liridona Ademaj ka pasur mavijosje në dorën e majtë, ka ndodhur para ose gjatë vrasjes

Eksperti mjekoligjor: Liridona Ademaj ka pasur mavijosje në dorën e majtë, ka ndodhur para ose gjatë vrasjes

Kronika October 06, 2025 - 10:46

Në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt po dëshmon eksperti mjekoligjor Naim Uka.

Ai ka thënë se nga ekzaminimet e bëra, Ademaj ka pasur hematomë (mavijosje) në dorën e majtë.

“Hematoma në dorën e majtë të së ndjerës Liridona ka ndodhur para vdekjes”, tha Uka.