
Qiradhënësi i veturës, dëshmitari i radhës në gjyqin për Liridona Ademajn
Kronika
October 06, 2025 - 14:03
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke vazhduar pjesa e dytë e seancës gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Pas dëshmisë së dhënë nga eksperti mjekoligjor Naim Uka, tanimë në sallë janë kthyer të akuzuarit dhe avokatët, prokurorë e gjyqtarë.
Dëshminë e tij tani e ka filluar edhe dëshmitari i radhës Jeton Binaku, qiradhënësi i veturës.
Binaku është ftuar për dëshmi si propozuar nga prokurorja e rastit. /EO