
“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti”
Kronika
October 06, 2025 - 15:09
Po vazhdon seanca gjyqësore kundrejt Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Pas dëshmisë së mjekut ligjor, para trupit gjykues po dëshmon Jeton Binaku, qiradhënësi i veturës.
Ai ka rrëfyer detaje nga biseda që pati me Plavën.
“I kam thanë Granitit pasi ka ndodh rasti, ‘shqiptari me lanë, me mytë gruan e me ikë nuk e ka traditë’”, deklaroi ai.
“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet”, shtoi ai.
Insajderi bën me dije se në pjesën e dytë të saj do të dëgjohen edhe dëshmitë e Hasan Hasanajt dhe Naim Sadikut.