
“S’kam thënë diçka të tillë”, dëshmitari bie në kundërshtim me deklaratën në Polici në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt
Kronika
October 06, 2025 - 15:12
Në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, avokati i familjes së viktimës, Leotrim Syla, ka pyetur dëshmitarin Jeton Binaku lidhur me dyshimet e tij për rastin.
Syla e ka pyetur dëshmitarin: “A të ka thënë Graniti diçka nëse dyshon se burri i saj e ka vrarë Liridonën?”.
Binaku u përgjigj: “Jo, s’më ka thënë”.
Avokati ka vazhduar: “Nëse Graniti të ka thënë që dyshon se burri i saj ka të bëjë me diçka në këtë rast, pse ka pasur nevojë ju me dhënë deklaratë se burri nuk e lejon me e zbuluar?”.
Dëshmitari është përgjigjur: “Nuk e di unë që kam thënë në Polici diçka të tillë”. /Insajderi