Dyshohen për së paku 15 raste të vjedhjeve në Prishtinë, arrestohen dy persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Dyshohen për së paku 15 raste të vjedhjeve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronika October 08, 2025 - 11:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë dy persona, pasi dyshohen se kanë kryer së paku 15 vjedhje në kryeqytet, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë një 56-vjeçar me inicialet B.J., si dhe një 51-vjeçar me inicialet M.C.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë

Prishtinë, 08 tetor 2025 - Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për vjedhje.

Puna e hetuesve policorë është finalizuar me arrestimin e të dyshuarve:

• B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës,

• M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë. /Zëri