Therje me thikë në Arllat të Drenasit, prangoset një person
Foto: Laura Hasani

Therje me thikë në Arllat të Drenasit, prangoset një person

Kronika October 08, 2025 - 15:07

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në orët e para të së mërkurës, i dyshuar për një therje me thikë në fshatin Arllanit të Drenasit.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për E.B., 29-vjeçar, ndërsa viktima R.B. është dërguar për tretman mjekësor, raporton zeri.info.

"I arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar vepra penale “vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri