IPK-ja suspendon një polic në Kaçanik, tejkaloi autorizimet gjatë arrestimit të një personi
Foto: Laura Hasani

IPK-ja suspendon një polic në Kaçanik, tejkaloi autorizimet gjatë arrestimit të një personi

Kronika October 08, 2025 - 16:19

Inspektorati Policor i Kosovë (IPK)  ka nisur hetimet pas një incidenti në Kaçanik, ku dyshohet se një zyrtar policor ka tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një personi, shkruan Reporteri.net.

Rasti po hetohet për veprën “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit deri në përfundim të hetimeve.

Njoftimi i plotë: 

IPK-ja rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor të Stacionit Policor në Kaçanikut

Prishtinë/Kaçanik 8 tetor 2025

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik

Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.