
Sulmohet fizikisht nënkryetari i Gjakovës pranë objektit komunal
Kronika
October 08, 2025 - 19:19
Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, është sulmuar fizikisht pasditen e së mërkurës në afërsi të objektit komunal.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas deklaratës së tij, Fetahaj ka marrë trajtim mjekësor dhe, bazuar në raportet mjekësore, ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë, është raportuar një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një person i dyshuar – mashkull kosovar. Zyrtari ka marrë trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve, ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Elezaj.