Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, nisin hetimet

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, nisin hetimet

Kronika October 10, 2025 - 09:27

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës dhe rasti është duke u hetuar, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me prokurorin, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri