
Aktakuzë ndaj një avokati, dyshohet për keqpërdorim të autorizimeve
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm pas një pune hetimore ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, A.T., pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti me dashje i ka keqpërdor autorizimet e tij, në cilësinë e avokatit.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm pas një pune hetimore ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.T., pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti me dashje i ka keqpërdor autorizimet e tij, në cilësinë e avokatit, me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme në dëm të pasurisë së të dëmtuarit “U.” SH.P.K me pronar Xh.K, ashtu që duke përfaqësuar interesat pasurore të së njëjtit, pas një marrëveshjeje gojore me të dëmtuarin lidhur me shpërblimin për përfaqësim në procedurën e rritjes së vlerës së shpronësimit, përfiton kundërligjshëm një shumë të caktuar të hollash nga kompensimi i ndarë për të dëmtuarin nga ministria përkatëse, duke mos respektuar marrëveshjen fillestare, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në shkallë të madhe, me të cilat veprime ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 330 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.