Rrahje dhe të shtëna armësh në Komoran, arrestohen dy persona

Rrahje dhe të shtëna armësh në Komoran, arrestohen dy persona

Kronika October 12, 2025 - 16:18

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shoqëruar në stacionin policor dy persona, që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje, ku është përdorur edhe arma në Komoran të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për “Zërin” rastin, ndërsa konfirmoi se ka pasur vetëm dëmtim të një veture.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme, incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, tha Ahmeti. /Zëri