
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi të kërkuar në Deçan
Kronika
October 13, 2025 - 11:36
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Personi i kërkuar është Ujkan (Luan) Lataj, i lindur më 2 gusht 2001, nga fshati Carrabreg – Deçan.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Grabitje”.

Policia e Kosovës bën apel te qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë informacion mbi vendndodhjen e personit të dyshuar të kontaktojnë menjëherë Policinë ose stacionin më të afërt policor.
Kontaktet e Policisë së Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
Drejtoria Rajonale Pejë: 039 432 327.