Plagoset një person në Drenas

Plagoset një person në Drenas

Kronika October 14, 2025 - 09:37

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Drenasit, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Viktima më pas është dërguar në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar trajtim mjekësor në QKMF Drenas, pasi i njëjti kishte marrë plagë në këmbë dyshohet nga arma e zjarrit nga një person i panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve. Viktima me pas është dërguar në QKUK për vazhdim të trajtimit mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri