Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, vdes “Heroi i Velipojës” pas tre muajsh në komë

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, vdes “Heroi i Velipojës” pas tre muajsh në komë

Kronika October 14, 2025 - 12:52

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Nga atje erdhi lajmi se ka vdekur Arjan Kraja, i njohur si “Heroi i Velipojës”.

Muaj më parë, ai kishte arritur që t’i shpëtonte dy fëmijë nga mbytja në deti, por që vet kishte përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kraja, nuk ia doli pas tre muajsh në komë.

Vdekja e tij tronditi të gjithë Shkodrën, sidomos familjen.

Nga miqtë dhe kolegët, ai kujtohet përherë si njeri i qetë e me zemër të madhe.

Thuhet se Arjani ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.