
E mori të miturën si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie me të, mjeku shqiptar dënohet me mbi 1 vit burgim
Kronika
October 14, 2025 - 13:47
Mjeku nga Tirana, Dervish Hasi, i cili u arrestua pasi rezultoi se ka kryer marrëdhënie me të mitur, është dënuar me 15 muaj burg.
Atij i është bërë rikualifikim i veprës penale nga “Pornografi” në “Dhunë në familje”.
42-vjeçari ra në pranga pasi u akuzua se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë një të mitur.
I njëjti, asokohe deklaroi se është besimtar, madje kishte edhe tri partnere të tjera.
Hasi kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video intime.
Nga sekuestrimi i telefonit, policia kishte zbuluar se të pesë personat kishin hapur një “chat” grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.
E mitura kishte dy vjet që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë.