Përfshihet nga zjarri një autosallon në Graçanicë, i dyshuari dërgohet në Psikiatri e më pas në mbajtje
Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një autosallon në Graçanicë, i dyshuari dërgohet në Psikiatri e më pas në mbajtje

Kronika October 16, 2025 - 08:46

Pasditen e së mërkurës në fshatin Peroc të Graçanicës është shkaktuar zjarr në një autosallon, me ç’rast pesë vetura janë djegur, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, një person i dyshuar është arrestuar lidhur me këtë rast.

Po ashtu Policia njofton se i dyshuari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Repartin e Psikiatrisë në QKUK e më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Fsh. Preoc, Graçanicë, 15.10.2025 - 04:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në autosallonin e tij, nga zjarri janë përfshirë pesë automjete. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas trajtimit mjekësor në QKUK Repartin e Psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar. /Zëri