
Policia bllokon rrugën tek Ambasada Amerikane
Kronika
October 16, 2025 - 13:06
Policia ka bllokuar rrugën në “Arbëri” për qarkullim të veturave dhe njerëzve afër Ambasadës Amerikane.
Dukagjini merr vesh që edhe punëtorët e Ambasadës brenda nuk janë lejuar të dalin jashtë e Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një përgjigje për çka ka dyshime.
"Zëri" ka pyetur Policinë për të marrë detaje për rastin, por deri tani nuk janë përgjigjur.
