Bllokimi i rrugës tek Ambasada e SHBA-së, deklarohet Policia

Bllokimi i rrugës tek Ambasada e SHBA-së, deklarohet Policia

Kronika October 16, 2025 - 13:15

Policia e Kosovës ka bllokuar sot një segment të rrugës “Ahmet Krasniqi” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, aty ku gjendet edhe Ambasada e SHBA-së.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për “Zërin” se Policia ka pranuar informatë për kanosje në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku edhe ka arrestuar një person të dyshuar.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosjeje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Pllana për “Zërin”.

Disa media kanë raportuar se punëtorët e Ambasadës së SHBA-së nuk po lejohen të dalin nga objekti. /Zëri